Dezinsektimi i karkalecit, në Vlorë sipërfaqe të prekura më shumë nga parashikimi-Ora News

2015-08-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndonëse prej ditësh Drejtoria e Bujqësisë Vlorë po kryen dezinsektimin e qindra hektarëve tokë të prekura nga karkaleci, sërish ka zona të rrezikuara pasi fondi i akorduar në fillim viti nga Ministria e Bujqësisë, nuk parashikonte një shtirje kaq të gjerë. Paralelisht po luftojnë karkalecin me spërkatje dhe vetë fermerët.
Pavarësisht masave dhe nisjes së dezinsektimit, në Vlorë mbi 1300 ha tokë bujqësore janë ende në rrezik nga karkaleci.
Fondi i akorduar nga Ministria e Bujqësisë në fillim të vitit nuk kishte parashikuar disinsektimin e një territori kaq të gjerë.
Sipas drejtorit të Bujqësisë Vlorë, ndërhyrja duhet imediate, por blerja e medikamenteve bëhet me tenderim çka humbet kohë.
Beqir Kashuri: ?Nëse një parcelë e një fermeri është pranë një lumi, pranë një pylli të vogël me shkurre, ai gjen kushtet sepse atje ka pjellë vezët dhe ndonjëherë sulmon arat e mbjella. Ne nuk kemi lluksin, nuk kemi fonde në Drejtori që në bazë të shfaqes së emëergjencës menjëherë të marrim masa dhe të bëjmë prokurimin, tenderimin, e me radhë. Këtë tagër nuk e ka Drejtoria e Bujqësisë?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dezinsektimi-i-karkalecit-ne-vlore-siperfaqe-te-prekura-me-shume-nga-parashikimi/