Video skandal, ja si dhunohen fëmijët e jetimores në Shkodër nga kujdestarët-Ora News

2015-08-22 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një video skandaloze ku shfaqet hapur dhuna e ushtruar nga edukatoret e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër mbi të miturit, ka tronditur opinionin publik.
Video është bërë publike fillimisht nga emisioni investigativ ?Ça Thu? në Agon Channel, për të qarkulluar më pas në rrjetet sociale.
Në pamje shfaqet qartë një edukatore e cila dhunon në mënyrë çnjerëzore fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç.
Edukatorja një herë shfaqet duke dhunuar fëmijën dhe një herë tjetër teksa ulet në prehërin e të vogëlit edhe pse ai vazhdon të qajë.
Menjëherë pas publikimit të videos shokuese, janë pushuar dy edukatoret Edvana Sulaj, Manjola Banisha dhe punonjësi social Albert Rekaj, ndërsa ndaj tyre është bërë edhe kallëzim penal.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/video-skandal-ja-si-dhunohen-femijet-e-jetimores-ne-shkoder-reagon-shssh/

Free Traffic Exchange