Berat, Përroi i Zagores vend-depozitë ujrash të zeza, banorët: Rrezikohemi nga epidemitë-Ora News

2015-08-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Përroin e Zagorës në lagjen Uznovë të Beratit, prej vitesh derdhen ujërat e zeza dhe mbeturina të ndryshme. Banorët të revoltuar thonë se u frikësohen epidemive për shkak të infeksioneve të ndryshme që mund t?u vijnë nga përroi, i cili në çdo orë të ditës, kutërbon erë.
Banorët e lagjes ?Uznovë? në Berat, rrezikohen nga epidemitë pasi përroi i Zagorës prej vitesh është shndërruar në një vend ku derdhen ujrat e zeza, ndërkohë as plehrat nuk mungojnë.
Edhe pse lagjia ?Uznovë?, është një ndër lagjet më të mëdha të qytetit, askush nuk është kujtuar për të zgjidhur problemin e ujrave të zeza që tashmë kalojnë përmes saj.
Banorët shprehen se era e keqe i shoqëron gjatë gjithë ditës, ndërsa i friksohen edhe përhapjes së ndonje epidemie e favorizuar nga temperaturat e larta.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perroi-i-zagores-vend-depozite-ujrash-te-zeza-banoret-rrezikohemi-nga-epidemite/