A1 Report -Trafik kokaine, 6 të prangosur në Durrës, urdhër-arresti nga Italia

2015-08-22 3

DURRËS - Gjashtë durrsakë, mes tyre biznesmenë të njohur të qytetit bregdetar janë arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm. Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike. Rrjeti është goditur nga Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit pas urdhër-arrestit të ardhur nga Gjykata e Firenzes në Itali.

Të arrestuarit
Kastriot Dyrmyshi 32 vjeç
Artur Tepshi 49 vjeç
Edmond Tepshi 52 vjeç
Laert Teneqexhi 25 vjec
Guido Tepshi 24 vjeç
Luan Tepshi 46 vjeç

Sipas informacioneve të siguruara nga A1 Report të arrestuarit janë ndërtues, pronarë lokalesh dhe pikash karburantesh. Ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror me dyshimin se të arrestuarit mund t?i kenë ngritur këto aktivitete përmes parave të fituara nga trafiku i kokainës. Urdhër arresti ndaj tyre ka dalë në orën 18:00 të së hënës nga Gjykata italiane, natën kanë mbërritur me faks në Shqipëri dhe në 05:00 të mëngjesit të së martës janë bërë arrestimet.

Operacioni i koduar ?Ricarica 2013? për shkatërrimin e organizatave kriminale dhe trafikun e drogës është zhvilluar paralelisht në disa shtete, ku në vendin tonë u konkretizua me 6 arrestime.