A1 Report - Basha me kandidatët fitues të APPD:Krimi s'mposhti demokracinë

2015-08-22 1

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me 15 kandidatët fitues të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Gjatë fjalës ai ka përgëzuar kandidatët duke theksuar se fitoret kanë ardhur në një garë të pabarabartë pasi sipas tij procesi ka qenë i manipuluar.

?Fitoret në një garë të pabarabartë, procesi të manipuluar. Blerja e votave e angazhimi kriminal s?mposhti demokracinë. ? tha Basha duke ritheksuar se mazhoranca garoi me kandidatë të inkriminuar, dhe se Rama nuk u tërhoq.

?Fitoret në një garë të pabarabartë, procesi të manipuluar. Blerja e votave e angazhimi kriminal s?mposhti demokracinë. ? tha Basha duke ritheksuar se mazhoranca garoi me kandidatë të inkriminuar, dhe se Rama nuk u tërhoq. ?Mazhoranca garoi me kandidatë të inkriminuar, Rama s?u tërhoq nga thirrjet e SHBA.?- tha Basha.

Më tej kreu i opozitës deklaroi se nuk po mbahet premtimi për decentralizimin duke krijuar sipas tij kaos dhe udhëkryq në pushtetin vendor me qëllim nga Rama.

?Pas territoriales u premtua ligji i decentralizimit, ku është? Kaos dhe udhëkryq në pushtetin vendor me qëllim nga Rama.?- tha Basha.

Në lidhje me takimin që Rama zhvilloi paradite me kryebashkiakët e rinj, ku përveç kryebashkiakut të Përmetit dhe atij të Dropullit asnjë prej kryebashkiakëve të tjerë që garuan nën siglën e PD nuk mori pjesë, Basha e cilësoi si një shfaqje të shëmtuar.

? Shfaqja e sotme e Ramës, e shëmtuar, mentalitet feudal. Rama nuk respekton kryetarët e bashkive, i trajton si vartës?- tha Basha.