A1 Report - Çelet konkursi për projektin e hyrjes tek liqeni,Rama:Pol i ri transformimi

2015-08-22 0

TIRANË - U çel sot faza e parë e konkursi për projektin transformues të hyrjes në Parkun e Liqenit të Tiranës. Në garë për këtë projekt janë 9 kompani ndërkombëtare.

I pranishëm në çelien e këtij konkursi ishte edhe Kryeministri, Edi Rama, i cili tha se projekti ka një rëndësi shumë të veçantë për të gjithë qytetarët.

Ai tha se ky projekt do të hapë një kantier të madh për Tiranën.

?Projekti ka një rëndësi shumë të veçantë. Projekti do të krijohet një qendër e re moderne për policinë e shtetit, e cila do jetë një hapësirë për të akomoduar strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjithashtu do identifikojmë potencialin e zgjerimit të Universitetit të Tiranës , të cilat do të jenë hapësira në shërbim të studentëve. Në bashkëpunim midis Universitetit dhe Bashkisë së Tiranës në sheshin ?Nënë Tereza? do të bëhet një pol jete më shumë se sa orët e ditës.
Projekti i hap rrugë një poli të ri transformues por të gjithë hartën e re të Tiranës. Projekti përfshin një hapësirë të kufizuar. Është një projekt kyç sepse do krijojë kushte për të hapur një kantier të madh për Tiranën. Fillimi i punës në fazën e parë është ajo që lidhet me hyrjen në park.
Në këtë konkurs janë përfshirë shumë stuio të njohura ndëkombëtare të cilat do të ballafaqojnë projektet përballë një jurie profesionale. Projekti do të bëjnë të mundur transformimin e një hapësire të madhe, por që momentalisht është totalisht e vdekur për qytetarët e Tiranës?, - tha Rama.