Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parku Kombëtar i Tiranës do ti nënshtrohet transformimit rrënjësor. Kryeministri, Edi Rama, duke folur në çeljen e konkursit ndërkombëtar për hyrjen e parkut, tha se projekti parashikon krijimin e një qendre të re për policinë e Shtetit dhe hapësira në shërbim të studentëve.
Hyrja e Parkut të Liqenit të Tiranës, do të ndryshojë pamje. 9 kompani ndërkombëtare kanë hyrë në garë për të zbatuar tek Parku, një nga këto projekte.
Ky është një nga projektet e para të mëdha, që do të mbajë vulën e kryebashkiakut të ri të Tiranës Erjon Veliaj. Edhe pse për qeverinë, projekti ka një rëndësi të madhe, për këto arsye që renditi kryeministrit Edi Rama:
Rama: ?Projekti ka një rëndësi shumë të veçantë. Projekti do të krijohet një qendër e re moderne për policinë e shtetit, e cila do jetë një hapësirë për të akomoduar strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjithashtu do identifikojmë potencialin e zgjerimit të Universitetit të Tiranës , të cilat do të jenë hapësira në shërbim të studentëve. Në bashkëpunim midis Universitetit dhe Bashkisë së Tiranës në sheshin ?Nënë Tereza? do të bëhet një pol jete më shumë se sa orët e ditës. Projekti i hap rrugë një poli të ri transformues por të gjithë hartën e re të Tiranës. Projekti përfshin një hapësirë të kufizuar. Është një projekt kyç sepse do krijojë kushte për të hapur një kantier të madh për Tiranën. Fillimi i punës në fazën e parë është ajo që lidhet me hyrjen në park. Në këtë konkurs janë përfshirë shumë studio të njohura ndëkombëtare të cilat do të ballafaqojnë projektet përballë një jurie profesionale. Projekti do të bëjnë të mundur transformimin e një hapësire të madhe, por që momentalisht është totalisht e vdekur për qytetarët e Tiranës?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gati-fytyra-e-re-e-hyrjes-parkut-te-liqenit-rama-gjallerojme-nje-zone-te-vdekur/