Vrasja në Lezhë, asnjë i arrestuar. Policia: Viktima nuk njihej si problematik-Ora News

2015-08-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të paktën 16 persona janë shoqëruar nga policia e Lezhës dhe po merren në pyetje, për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e 23-vjeçarit Kristian Marku.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit në lagjen ?Besëlidhja? ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që nga të shtënat janë terrorizuar dhe qytetarët që në momentin e vrasjes kanë qenë të shumtë në zonë.
Vrasja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dieles përballë kompleksit të shkollave të qytetit.
Viktima i atentatit Kristjan Marku 23-vjeç, sipas policisë nuk njihej si problematik, ndaj po hetohet pista e ekzekutimit pas një konflikti të çastit.
Ndërkohë nga të shtënat me armë që për blutë e Lezhës nga mënyra si u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe nga shpejtësia e veprimit është e një tipi mafioz, ka mbetur i plagosur rëndë pas goditjes me një plumb në gojë një person i rastësishëm.
38-vjeçari Altin Gjoni nga fshati Tale, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-ne-lezhe-asnje-i-arrestuar-policia-viktima-nuk-njihej-si-problematik/

Free Traffic Exchange