Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan Donald Lu i pranishem ne nje tryeze ku po diskutohej reforma ne drejtesi, foli me tone shqetesuese per gjendjen e ketij sistemi ne vend.
Lu: ?Të gjithë kemi parë raste korrupsioni në drejtësi. Të gjithë janë përballur me këtë plagë, por ka raste kur vendimet janë edhe shokuese.Kam dëgjuar për rastin e një gruaje viktimë e dhunës në familje, nga bashkëshorti kriminel seksual?.
Diplomati amerikan Donald Lu Lu pohoi se ndër vite vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar në Shqipëri, ndërsa prokuror asnjë, pavarësisht nivelit te lartë ne sistemin e drejtesise.
Lu: ?Në vitet e fundit vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror. Ky është një fakt që duhet të na bëjë të mendojmë dhe të kuptojmë se ku duhet ndërhyrë.Drejtësia është e mirë për të gjithë. Për politikën, për qytetarin për të gjithë dhe prandaj duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut në konsultimet për reformën në drejtësi?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-donald-lu-kritika-drejtesise-ka-disa-raste-shokuese-ne-sistem/