Mjacaj merret sot në pyetje nga grupi hetimor, dje rrëfeu si i vrau turistët çekë-Ora News

2015-08-22 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
20-vjeçari, Sokol Mjacaj do të merret sot zyrtarisht në pyetje nga grupi hetimor, pas pranimit një ditë më parë të autorësisë së vrasjes së dy turistëve çekë në Dukagjin.
Policia tha se veç dëshmisë së tij, ka prova shkencore përmes gjurmëve të gjetura në makinë dhe në armën e krimit që implikojnë Mjacaj në krim.
Sokol Mjacaj u zbulua nga policia nga gjurmimi i telefonit. Ai kishte vjedhur celularin e turistit çek që e ka shitur dje rreth orës 11:00.
Rrëfehet vrasësi: Tentuan të më merrnin armën, i qëllova të dy çekët
Në dëshminë e parë dhënë para bluve në komisariatin e Shkodrës, 20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar se është ai autori i vrasjes së dyfishtë. Ai tregoi se ka hipur me forcë në makinën e turistëve çekë në fshatin Lotaj ku banon.
Mjacaj: ?Kam ndjekur lëvizjet e tyre dhe kur pashë se po hipnin në makinë u afrova me armë në dorë. Hapa derën e pasme dhe u futa në automjet. U drejtova armën dhe u kërkova të më jepnin paratë dhe sendet me vlerë, por ata bënin sikur nuk kuptonin. Në çdo kthesë të fshehur u kërkoja të më jepnin paratë, që ti grabisja e të lagohesha, por ai djali tentonte të më merrte armën?.
20-vjeçari nga Dukagjini ka treguar pa u penduar para policisë sesi vendosi ti vrasë turistët.
Mjacaj: ?Ai djali frenonte fort, donte të më përplaste dhe tentoi disa herë të më merrte armën, ndërsa vajza qante dhe bërtiste gjithë rrugës. Kthehej nga unë e më thoshte diçka por nuk e kuptoja. Ai djali më acaroi disa here, duke kërkuar të marrë armën, ndaj i vrava.
Qëllova në fillim djalin, pastaj atë vajzën, pastaj makina iku vetë pasi shoferi vdiq. Mendova vetëm të largohesha, ndaj nuk e mora armën për ta fshehur?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mjacaj-merret-sot-ne-pyetje-nga-grupi-hetimor-dje-rrefeu-si-i-vrau-turistet-ceke/