Braktiset nga pushuesit, Plazhi i Gotullës, mbeturinat mbulojnë rërën kurative të bregdetit-Ora News

2015-08-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në rrethin e Kurbinit, përreth 4 km vijë bregdetare në plazhin e Gotullës, mbizotërojnë mbeturinat. Në këtë zonë ku nuk vihet dorë prej vitesh, rrallë të kap syri ndonjë nostalgjik që guxon të pushojë. Plazhi i Gotullës, para viteve ?90 ka qenë i vlerësuar për nivelin e lartë të jodit.
Plazhi i Gotullës në rrethin e Kurbinit është tepër i ndotur aq sa nuk ploteson asnjë parameter per te qene nje plazh i tille.
Ndonëse deri në vitet ?90 zona ishte krejtesisht e pastër dhe kishte një frekuentim mjaft të madh me pushues që vinin nga Tirana, Kruja, Laçi e më gjerë, pas kësaj periudhe u braktis totalisht.
Aktualisht frekuentues dhe pushues të përhershëm janë vetëm peshkatarët, ndërsa tek-tuk të zë zyri ndonjë pushues të guximshëm e nostalgjik.
Plazhi i Gotulles shtrihet midis Kepit te Rodonit dhe plazhit te Patokut dhe ka nje gjatesi rëre vijë bregdetare 3-4 km.
Kryesisht ndotja e ketij plazhi ka ardhur nga prurjet e lumit Ishem qe derdhet ne det rreth 3.5 km ne jug te Gotulles.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/plazhi-i-gotulles-mbeturinat-mbulojne-reren-kurative-te-bregdetit/