TIRANË - Autobuzi i linjës Liqeni i Thatë ? Qender është djegur në orët e para të ditës së sotme dhe sipas të dhënave dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Në momentin kur ka marë flakë, autobuzi ka qenë i parkuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikset, të cilat kanë shuar flakët. Ndërkohë policia e cila gjithashtu ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka shoqëruar në komisariat rojen e parkingut , ku ishte i parkuar edhe autobuzi i cili u përfshi nga flakët. Sipas Rojes së parkingut, atobuzi me targa AA 613GN, në pronësi të shtetasit me iniciale S.D është djegur nga dy persona, të cilët sipas rojes kanë hyrë me maska. Ai thotë se ata e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit.
Ndërkohë policia po heton në dy pista: E para, lidhet me hetimin për një zjarrvënie për motive të konkurrencës dhe e dyta, mund të jetë djegur nga vetë stafi i linjës dhe deklarata e rojes mund të jetë sajesë e tyre.
Nga flakët nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale