Vizita e Merkel, Bushati: Historike, por nuk presim thes me para për Shqipërinë -Ora News

2015-08-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se vizita e kancelares Merkel ka rëndësi historike jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe por edhe për zhvillimet në rajon.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati shprehet se Gjermania ka kuptuar qartë rëndësinë gjeoekonomike dhe gjeostrategjike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe kërkon një angazhim edhe më kapilar për të ngushtuar hendekun që ekziston sot për sot mes vendeve të rajonit dhe BE-së.
?Gjermania gjithashtu ka një interes të shtuar në rajonin tonë, gjë e cila shihet me pozitivitet nga të gjitha vendet e tjera të rajonit, për të mos lejuar asnjë vakum që mund të shfrytëzohej nga aktorë të tjerë?.
Megjithatë, thotë Ministri i Jashtëm, shqiptarët duhet të jenë me këmbë në tokë në pritshmëritë e tyre nga kjo vizitë.
?Ne nuk po presim një thes me para në kuptimin figurative të fjalës nga Gjermania. Ne do të duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë një më një. Ne shpresojmë dhe dëshirojmë të përfitojmë në radhë të parë nga kultura e punës gjermane, nga kultura e të bërit biznes, nga mënyra se si mund të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin në rajon, falë mbështetjes gjermane, falë eksperiencës që Gjermania ka në këtë proces?.
I pyetur se sa e gatshme është Shqipëria të ofrojë garanci dhe siguri për investimet gjermane, Bushati thotë:
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bushati-vizita-e-merkel-historikegjermania-interes-te-shtuar-per-ballkanin/

Free Traffic Exchange