Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse sistemi bankar në Shqipëri vleresohet nga titullarë të institucioneve financiare i sigurt perballe krizes greke, kjo nuk mund të shmangë efektin psikologjik.Eksperti i njohur i sistemit bankar, Elvin Meka, shpjegon se bankat janë një institucion besimi dhe pavarësisht masave të marra në këtë aspekt do ketë ndikim.
Tiranë- Kriza greke do të ketë ndikim psikologjik në bankat e sistemit të dytë në Shqipëri.Eksperti i njohur bankar deklaron se depozituesit shqiptar nuk duhet të shqetësohen .
Elvin Meka: ?Unë do shikoja më shumë jo në aspektin real, sesa në radhë të parë në aspektin psikologjik?.
Meka shpjegon se aktualisht tërheqja e depozitave është më e lartë, por kjo lidhet me efektin sezonal dhe konsiderohet normale.
Elvin Meka: ?Kjo vjen kryesisht për arsye sezonale, pasi është periudha më e mirë që përgjithësisht e zgjedhin bizneset por edhe individët për të kryer investime?.
Bankat greke në Shqipëri sipas ekspertit nuk lejohen të transferojnë kapital jashtë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kriza-greke-eksperti-bankar-ndikimi-i-pare-eshte-goditja-psikologjike/