A1 Report - Lezhë,një i vrarë, një i plagosur Autorët qëlluan nga makina

2015-08-22 0

LEZHË - Një i 23-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave në një nga lokalet më të frakuentuara nga të rinjtë në lagjen ?Beslidhja?, të qytetit të Lezhës, i ndodhur përballë kompleksit të shkollave.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se autorët kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar nga rruga në drejtim të lokalit. Plumbat kanë kapur dy persona të cilët ndodheshin në hyrje të lokalit. Si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Burime nga policia e Lezhës bënë me dije për A1 Report se viktima është 23-vjeçari Kristjan Marku, ndërsa i plagosuri është 38-vjeçari me inicialet A.G.

Menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja policia ka mbërritur në vendngjarje ku nisur edhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes si edhe për identifikimin autorëve, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lezhës, duke ushtruar kontrolle të rrepta të automjeteve që dalin nag Lezha.

Grupi hetimor i cili është në vendgjarje po heton për të zbuluar se cili ka qenë realisht objektivi i autorëve, viktima K.M 23-vjeçar apo i plagosuri A.Gj 35 vjeç, çka do të sillte edhe krijimin e pistave për zbulimin e autorëve.

Njoftimi paraprak i policisë për vrasjen e ndodhur në Lezhë
Me datë 05.07.2015,rreth orës 21:35, para lokalit ?Libraria?, në trotuar përballë kompleksit të shkollave në lagjen ?Beslidhja?, Lezhë është vrarë me armë zjarri Kristjan Marku, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Lezhës me dëmtime të rënda shtetasi A.G,rreth 38 vjeç,banues ne Tale,Lezhe.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e autorit te ngjarjes dhe rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli ne te gjitha hyrje daljet e qytetit të Lezhës, në aksin Lezhë-Laç e Lezhe- Shkoder.


Identifikohet viktima dhe i plagosuri
Burime nga policia e Lezhës bënë me dije për A1 Report se viktima është 23-vjeçari Kristjan Marku, ndërsa i plagosuri është 38-vjeçari me inicialet A.G.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet më të frekuentuara pranë Katedrales së qytetit të Lezhës.