A1 Report - Ambasadori gjerman: Angela Merkel do të pritet miqësisht nga shqiptarët

2015-08-22 2

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman ka ndjekur ceremoninë përkujtimore të martirëve të Borovës, ku forcat gjermane vranë 107 civilë si reprezalje pas sulmit nga partizanët. Masakra ka ndodhur më 9 korrik 1943.

?Jemi këtu për të kujtuar krimin më të rëndë të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është e drejtë dhe e domosdoshme të kujtojmë ngjarje të tilla të dhimbshme. Në këtë vend ajo që mund të ndjejë një gjerman është një turp për çfarë ka ndodhur. Është një ndër mrekullitë e parimit europian që pas dekadash kujtohen gjëra të tilla?, u shpreh Hoffman.

Ambasadori më tej duke folur për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE tha se, është pozitiv rrugëtimi i deri tanishëm dhe se Gjermania e mbështet përpjekjet e saj.

Hoffman komentoi edhe vizitën e kancelares Angela Merkel, që do të zhvillojë më 8 korrik në Tiranë si ?gëzim të madh?. ?Ajo do të pritet tejet miqësisht për sa e njoh unë situatën?, tha ambasadori.