A1 Report - Çako: Vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët, turistët nga sot më të sigurt

2015-08-22 0

Pas arrestimi të 20-vjeçarit Majcja, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako u shpreh se do të vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse autori i vrasjes së dy turistëve çekë ka pasur bashkëpunëtorë.

?Kemi arritur kapjen e autorit të vrasjes barbare të dy turistëve çek. Falënderoj banorët e zonës së Grudës së Re që na erdhën në ndihmë dhe krijuan kushte për izolimin tij. Falënderoj efektivët e policisë që për 48 orë pa pushim kanë krehur gjithë zonën.?¬ tha Çako.

Më tej ndërsa shprehu ngushëllime familjeve të dy turistëve të vrarë ai theksoi se do ketë shtim të masave policore në zonën ku ndodhi ngjarja duke garantuar kështu një siguri më të madhe për turistët e banorët.

?I përcjell ngushëllimet e mia familjarëve të dy viktimave. Siguroj shtetasit e huaj dhe shqiptarë që duan të vizitojnë zonën se do jenë më të sigurt tani e tutje dhe duke na bërë më të përgjegjshëm për të kontrolluar dhe t?ju vëmë në dispozicion gjithë shërbimet e nevojshme. Kjo është faza e parë jemi duke hetuar çdo lidhje të ngushtë të tij. Do jemi më të përqendruar dhe do sigurojmë gjithçka është e nevojshme jo vetëm për zonën e Dukagjinit.?¬ u shpreh Çako.

Por ai nuk la pa shtuar edhe se do të hetohen arsyet se përse 20¬vjeçari gjendej i lirë pas vrasjes së një fëmije. ?Jemi duke analizuar në mënyrë të detajuar edhe arsyet se përse ky kriminel i lindur gjendet jashtë edhe pas kryerjes së një tjetër krimi po kaq makabër, sepse ka qenë edhe më parë i dënuar për grabitje me pasojë vrasjen e një fëmije.?¬ u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit.

Free Traffic Exchange