Pranon krimin, Mjacaj rrëfen ngjarjen: Svatos tentoi të më merrte kallashnikovin, i qëllova-Ora News

2015-08-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sokol Mjacaj ka pranuar në polici vrasjen e çiftit çek, 27-vjeçarit Michael Svatos dhe 36-vjeçares Ana Kosinova.
I pyetur nga efektivët në komisariatin e Shkodrës, pak pas arrestimit të tij që u krye në orën 16:00 të së dielës, 20-vjeçari ka rrëfyer dhe mënyrën si ndodhi vrasja e dyfishtë, ndërsa ka pohuar se qëllimi ka qenë vjedhja e makinës tip fuoristradë ?Nisan? 4×4.
Pasi ka parë mjetin e ndaluar në fshatin e tij të lindjes në Lotaj të Dukagjinit, Sokol Mjacaj ka hipur bashkë me turistët nën kërcënimin e armës tip kallashnikov që mbante me vete.
Por në rrugën e Prekalit, turisti çek Michael Svatos ka tentuar t?i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij Anën.
Sokol Mjacaj u arrestua nga policia pas rrethimit dhe krehjes së imtësishme të zonës.
Lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit, ai u kap në një banesë dy katëshe në fshatin Grudë e Re.
Mësohet se fillimisht autori i dyshuar negocioi, duke kërkuar siguri për jetën e tij, dhe më pas ka dalë nga vendi ku fshihej.
Kanë qenë rreth 350 forca policie, mes tyre FNSH, RENEA, të pajisur me snajpera, të cilat u angazhuan për kapjen e Sokol Mjacajt.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sokol-mjacaj-svatos-tentoi-te-me-merrte-kallashnikovin-i-qellova/