Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek policia ka identifikuar autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre ku kishte hipur si pasagjer. 20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit është personi i cili sipas policisë i ka marrë jetën turistëve. Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, - thote policia, - përmes gjurmëve qe i riu ka lene në brendësi të makinës.
Sipas policisë autori ka pasur qëllim grabitjen e makinës. Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia është duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës.
?Policia i bën thirrje banorëve të mos strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij?, - thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe pse 20 vjeç Mjecaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. I riu ka bërë pesë vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji.
Gjate aksionit per kapjen e autorit nje perj punonjesve te policise eshte demtuar lehte ne dore, por jo nga autori.