A1 Report - Gaiani: Këto zgjedhje progres i dukshëm, ja ç'duhet përmirësuar

2015-08-22 2

TIRANE - Zgjedhjet e 21 qershorit ishin dukshëm më pozitive se zgjedhjet e kaluara. Kështu i konsideron ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani në një intervistë për A1 Report. Zoti Gaiani vlerëson si shumë pozitive atmosferën para zgjedhore, sidomos në garën e Tiranës, por pa harruar se gjithashtu administrimi ishte një hap para krahasuar me votimet e kaluara. Në lidhje me mangësi të procesit, diplomati italian nënvizon se problem mbetet roli i madh i partive politike.

?Besoj se zgjedhjet ne pergjithesi qene nje sukses. Atmosfera ishte e qete, nuk pati incidente te qenesishme. Per mendimin tim perbejne nje progres pasi qene me te mirat persa i perket atmosferes, administrimit ne pergjithesi te makines zgjedhore, nje progres krahasuar me te kaluaren, nje hap ne drejtimin e duhur. Megjithate ka dhe mangesi apo permiresime qe duhen kryer. Raporti qe do te pergatise misioni OSBE/ODIHR do te jape udhezimet e duhura. Per mendimin tim nevojitet te forcohet aparati shteteror, administrata publike. Promblemi kryesor sot ne Shqiperi eshte roli i fuqishem i partive politike ne zgjedhje. Ndersa nevojitet qe administrata publike te jete e pavarur, e ndare nga partite, te qendroje mbi palet e te kryeje nje rol me te madh. Nese partite politike duan te luajne lojen e tyre, per shembull ne nje loje futbolli, vijat kufizuese te fushes duhet te percaktohen nga te tjeret, duhet te jene te drejta e me pas partite mund te luajne lojen e tyre. Ndaj te gjitha keto permiresime jane te rendesishme. Une pata rastin te vizitoj disa qendra votimi, e vura re shtetas me deshiren per te shprehur vullnetin e tyre, rezultatet e deshmuan kete, votuan ne menyre te pavarur, por sigurisht ka ende permiresime qe duhen kryer?, - u shpreh kryediplomati italian.

Në lidhje me cështjn e dekriminalizimit, ambasadori Gaiani thotë se ka ardhur koha për një ligj të qartë që ndalon persona me rekorde kriminale të jenë në poste publike. Gaiani thotë se nuk mundet që person më të kaluar kriminale të administrojnë paratë publike. Megjithatë ai thekson se duhet edhe vullneti politik për këtë çështje.

?Duhet te them se cilesia e kandidateve kete here ka qene me e mire se ne te shkuaren. Gjithshtu pozitiv eshte fakti qe eshte folur per kete problem. Une do te preferoja ta quaja, sikunder ne ne Itali, mos kandidueshmeri se sa dekriminalizim pasi eshte nje rrugetim qe duhet te coje drejt mos kandidimit persona te cilet ne jeten e tyre kane perjetuar pervoja te cilat nuk bejne te mundur kryerjen e funksioneve publike. Mund te merren me veprimtari te tjera, me tregti, apo dicka tjeter, ndersa administrimi i pasurise publike kerkon njerez me nje te shkuar te pa njollosur ne menyre qe qytetaret te kene besim tek ta. Normativa paraqet disa mangesi ndaj dhe duhet te rishikohet e te krijohet nje kornize e qarte ne menyre qe te percaktohet qartazi se kush mund te kandidoje e cilat jane rrethanat qe nuk e bejne te mundur kandidimin. Krahas kesaj kemi dhe vleresimin politik, pasi jo gjithshka mund...

Free Traffic Exchange