A1 Report - Turisti çek "u dashurua" me Shqipërinë në 2014, solli dhe të dashurën

2015-08-22 1

Turisti cek, Michael Svatos e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në korrik të 2014-ës gjatë një moto- turi në zonat malore të vendit tonë. Momentet e udhëtimit me motorin e tij tip Honda ai i ka hedhur në faqen e tij në Facebook.


Në këtë foto shohim Michael Svatos teksa përshkon me motor terrenet e ashpra malore. Fotot me motor si dhe videot e garave Rrally tregojnë për pasionin e tij mbi udhëtimet me motor, jo vetëm në terrene të ashpra malore, por edhe në ato me baltë dhe rërë.

Por fati e deshi që Michael Svatos të rikthehej sërish në Shqipëri pas një viti. Këtë herë i shoqëruar me të dashurën e tij Anna Kosinova.


Ata kishin zgjedhur të nisnin turin e tyre fillimisht në bregdetin e Velipojës, për të mbërritur më pas në Alpet Shqiptare, ku kanë eksploruar bukuritë e Thethit dhe Dukagjinit. Aventurat e tyre, çifti cek i ka hedhur sërish në faqen e Facebookut më datë 1 korrik 2015. ? Përshëndetje nga Ballkani? është emri që ata i kanë vendosur fotoalbumit të realizuar në Shqipëri. Janë mbi 20 foto që tregojnë aventurën e dy të rinjve në Alpet Shqiptare. Natyra e gjelbër dhe ujëvara e Thethit zënë pothuajse pjesën kryesore të fotove, mes të cilave nuk mungon edhe flamuri shqiptar, flamuri i vendit ku ata humbën jetën.


Ngjarja e rëndë ka shokuar shqiptarët, të cilët janë shprehur të indinjuar nëpër rrjetet sociale. Rip Michael Svatos dhe Anna Kosinova, është faqja në të cilën bëhet thirrje që në të gjitha sheshet e Shkodrës të ndizen qirinj në nder të tyre, pasi shqiptarët nuk i vrasin miqtë. ? Të gjithë shqiptarët po luten për turistët e pafajshëm, të cilët i vranë ? shkruhet në këtë faqe.

27-vjeçari Michael Svatos dhe e dashura e tij, 36 vjeçarja Anna Kosinova, nuk mundën të përfundonin turin e tyre, pasi mbrëmjen e 3 korrikut,u ekzekutuan brenda automjetit, teksa ktheheshin për në Shkodër.