A1 Report - Stërkaj: Vrasja e çekëve për të prishur imazhin e Shqipërisë

2015-08-22 1

Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën Paulin Stërkaj në një intervistë për A1 Report tha se nuk beson që vrasja e turistëve çekë në Dukagjin të jetë bërë nga banorët e zonës.

?Është një zonë shumë e shkëlqyer, shumë mikpritëse por për çudi u bë i dyti rast që po ndodh. Fenomen negativ edhe prurjet e turistëve kryesisht nga Çekia kanë jehon shumë të mirë edhe kjo e dëmton imazhin tonë por unë por unë nuk mund të flasë për ngjarjen pa u hetuar edhe pa nxjerr konkluzionet e duhura policia, prokuroria nga edhe si ka ardhur kjo. Unë e shoh pak më thellë, kjo ma merr mendja që duhet të shikohet me vëmendje të veçantë apo njerëz që merren me këtë punë që të zbardhet e vërteta për shkak që mu nuk më duket se ata njerëz që banojnë atje të marrin iniciativa thjesht një grabitje sepse aty kalojnë me qindra me mijëra çek gjatë vitit dhe nuk ka ndodh gjë. Por ky rast sikur mu më trishton edhe mendoj që mund të ketë influenca të tjera. Kjo influenca thjesht qëllimi i grabitjes dhe dëmtimi i personave por ma merr mendja që është për me humb sigurinë si vizitorët shqiptarë që ato që duan të vizitojnë Shqipërinë të ngjallet një pakënaqësi edhe një pasiguri. Kështu që për mua pika e drejtimit do jetë edhe në këtë pikëpamje?, tha Sterkaj në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me studion e A1 Report.

Sipas tij, qëllimi i kësaj ngjarje të rëndë mund të jetë prishja e imazhit të Shqipërisë.

?Jo unë po të kem informacion natyrshëm duhet të shqetësohem, unë edhe çdo shqiptarë tjetër që këtë ngjarje duhet me e zbardh sa më shpejtë por konkretisht edhe me bisedat që kam pas me njerëzit që kam njohje ata thonë që duhet me e pa në një kënd shumë më të thellë. Unë mendoj që kjo është nisur edhe ka shtytje nga larg nuk është drejtpërdrejtë e banorëve, nuk e di kush është përdor nëqoftëse hetimi do e zbardhë këtë ngjarje por nuk ma merr mendja se është qëllimi i grabitjes, qëllimi është për me i prish imazhin Shqipërisë dhe veriut edhe mos me pas vizitorë Shqipëria?, - u shpreh Stërkaj.