A1 Report - Vriten 2 turistë çek në Dukagjin qëllohen duke lëvizur në makinë

2015-08-22 1

SHKODËR- 2 turistë çek janë ekzekutuar me armë zjarri në në zonën e Dukagjinit. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se çifti i turistëve çek, janë vrarë me automatik në fshatin Prekal të Shkodrës teksa udhëtonin me Fuoristradë e tyre me targa çeke 4389778. Mësohet se çifti i turistëve ishin burrë e grua dhe janë qëlluar me kallashnikov duke lëvizur me makinën e tyre.

Mësohet se turistët çekë ishin duke udhëtuar për në Theth. Makina me të cilën ata po udhëtonin pasi është qëlluar me armë zjarri ka rënë në humnerë bashkë me dy turistët të cilët udhëtonin në të. A1 Report ka siguruar fotot e para nga vendi ku ka rënë makina me të cilën udhëtonin çifti i turistëve çek, të cilët kanë humbur jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë trupat e dy turistëve çek ende nuk janë nxjerrë nga makina.

Burime për A1 Report bëjnë me dije se në pjesën e sipërme të kroskotit janë gjetur gjurmë dore. Kjo rrit dyshimet se kjo ngjarja mund të lidhet me një tentativë grabitje. Po ashtu dyshohet se personat të cilët kanë tentuar të grabisnin 2 turistët ishin në dijeni të intinerarit të turistëve.

Bëhet e ditur se janë kontrolluar nga policia 4-5 banesa të cilat ndodhen pranë vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe disa gëzhoja dhe disa predha në automjetin në të cilin udhëtonin dy turistët Çekë.

Deri në këto momente sipas policisë mësohet se është më shumë se një person i cili ka qëlluar, ose që kanë marë pjesë në këtë ngjarje të rëndë ku dy persona humbën jetën.

Free Traffic Exchange