A1 Report - Akulli që përdorin lokalet me fekale ISHP kontrolle në gjithë subjektet

2015-08-22 7

Të gjitha lokalet e kryeqytetit do ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror. Sipas Valbona Bara inspektore e ujit dhe sanitetit pranë ISHP ky kontroll do të kryhet pasi nga një inspektim rastësor në lokalet e kryeqytetit, në 7 prej tyre ka rezultuar se akulli i përdorur është i ndotur me fekale.

Ndotja me streptokok fekal sipas biologes Bara shkakton probleme në sistemin imunitar të konsumatorit. Megjithatë zonja Bara sqaron se ndotja e akullit nuk shkaktohet gjithmonë nga ndotja e rrjetit të ujit.

Për lokalet në të cilat rezultatet e analizave të ISHP kanë rezultuar positive në praninë e fekaleve Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror do të marrë masa, ndërsa bëjnë me dije se kontrollet do të jenë edhe më të imtësishme për çdo subjekt.