Rama për FT: Nëse s’ka integrim në BE, në Ballkan vjen islami radikal-Ora News

2015-08-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mosintegrimi i Ballkanit në BE mund të krijojë hapësira për zhvillimin e islamit radikal. Kryeministri Rama në një intervistë për të përditshmen britanike ?Financial Times? ka zgjedhur ta tregojë kështu lodhjen e Ballkanit për vonesat që janë shkaktuar për integrimin në BE. Shqiptarët sipas Kryeministrit besonin 10 vjet më parë te Amerika, pastaj tek Zoti dhe Europa.
?Nëse Europa na refuzon, atëherë në Ballkan ka për të ardhur islami radikal?.
Kështu ka deklaruar Edi Rama në një intervistë për ?Financial Times? duke suprizuar sërish opinionin ndërkombëtar me deklarat e tij të forta.
Edi Rama: ?Një i ri në Tuniz apo Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri ylli në qiell është Europa. Nëse BE nuk është në gjendje të na tregojë rrugën që presim, do ketë një hapësirë të madhe për Islamin radikal. Në rajonin e Ballkanit jetojnë myslimanët më pro-amerikanë dhe pro-europianë në botë. Por gjërat po ndryshojnë. Dhjetë vjet më parë ishte e pamundur që të kishte luftëtarë të huaj nga Shqipëria në Irak dhe Siri. Rreth 98 përqind e popullit besonte tek Amerika, më pas tek Zoti dhe tek Europa. Sot nuk është kështu?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-per-financial-times-nese-ska-integrim-ne-be-ne-ballkan-vjen-islami-radikal/

Free Traffic Exchange