TIRANË - Një raport i brendshëm i prokurorisë së përgjithshme në lidhje me elemntët kriminal flet se dy në 10 përgjime të cilat nxjerrin të dhëna për hetimet si dhe kanë parandaluar vepra kriminale, interceptohen nga burgjet. Për këtë fakt reagoi dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto i cili tha se për të bllokuar telefonat e të burgosurve nevoiten investime pasi zgjidhja e vetme është bllokimi i valëve.
Futja e mjeteve të ndaluara në burgje kryesisht telefonave celularë mbetet një problem shqetëuses për sigurinë dhe rendin.
Ky fakt konfirmohet dhe nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto, i cili u shpreh se bllokimi i valëve celulare do të zgjidhte këtë problem por kjo nuk është arritur për mungesë fondesh. Sipas Zotos në tre muaj përfshirë Prill, Maj, Qershor janë sekuestruar mbi 70 telefona celualrë që përdoreshin nga të burgosurit.
Këtë shqetësim Zoto e ngriti gjatë aktivitetit me trajnerët e burgjeve të cilët u certifikuan pas një trajnimi 2 javorë nga instruktor të policisë së shtetit dhe programit ICITAP.