VLORË - Për shqetësimin e përcjellë në A1 Report, ku karkaleci po shkatërron prodhimet bujqësore në zonën e Lumit të Vlorës, Reagon Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Vlorë.
Kjo drejtori ka nisur spërkatjen me helmet përkatëse kundër karkalecit, insekti i cili po dëmton fidanët e sapo mbjellë në kultura bujqësore të ndryshme në fshatrat e Lumit të Vlorës.
Drejtori i bujqësisë së Vlorës Beqir Kashuri shprehet se gjendja është alarmante pasi janë prekur mbi 1000 hektarë tokë me të mbjella dhe drejtoria nuk ka fonde për të luftuar këtë insekt.
Ai është shprehur se edhe vetë fermeri duhet të kujdeset për të mbjellat e tij, të senzibilizohen dhe me sa të munden të bëjnë kujdes pasi karkaleci që po shkatëron të mbjellat ka lëshuar vezët e tij dhe duhet një punë e përbashkët që të ruajmë sado pak të mbjellat.
Prej më shumë se pesë ditësh masa të mëdha karkalecash po shkatërrojnë cdo gjë që gjejnë para, sidomos bimët jeshile dhe pemët, kjo është situatë e rëndë për zonën e Lumit të Vlorës