A1 Report - Rezultati i zgjedhjeve,Meta: Do riorganizohet LSI e Pogradecit

2015-08-22 2

TIRANË - LSI në Pogradec do të riorganizohet, kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë së LSI-së. Ky vendim vjen pas rezultatit zhgënjyes të kësaj force në këtë Bashki, ku kandidatja Diana Mile humbi përballë kandidatit të PD.

Ilir Meta mblodhi sot kryesinë e partisë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Meta vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike në këtë proces, ndërsa e quajti të papranueshëm rezultatin në Pogradec, për të cilin paralajmëroi dhe ristrukturimin e degës në këtë qytet.

Në fillim të fjalës së tij kreu i LSI-së vuri në dukje qëndrimin e opozitës, e cila, tha ai, u përpoq të cënonte proçesin zgjedhor, për të cilën kjo forcë politike kishte paralajmëruar më herët dhe ndërkombëtarët.

?LSI, si forcë e përgjegjshme dhe serioze, shqetësohet për mbarëvajtjen e demokracisë dhe të standardeve zgjedhore në Shqipëri, për cënimin e të cilave kishim paralajmëruar ndërkombëtarët se do të bëhej gjithçka për t?i cënuar nga opozita, që për fat të keq është akoma e çoroditur dhe në drejtim të paditur?, tha Meta.

Megjithatë, shtoi ai, qytetarët shqiptarë qëndruan larg kësaj retorike helmuese dhe provokative dhe votuan me kulturë e qytetari.

Duke falenderuar 260 mijë qytetarët shqiptarë që votuan për LSI-në, por dhe gati 1 milion votuesit që përkrahën koalicionin e ASHE-së, Meta tha se tashmë është e rëndësishme që gjithë shqiptarët të ndihen të fituar dhe të gjithë të prekin frytet e reformës së re territoriale

Rezultati ynë, vijoi ai, tregon një progres të jashtëzakonshëm të LSI-së anembanë vendit dhe në nivel kombëtar. LSI ka mundur të dyfishojë votat në raport me vitin 2011, nga 140 në 260 mijë vota, ndërsa krahasuar me vitin 2013 rezultati i saj është rritur me 80 mijë vota, tha Meta.

Free Traffic Exchange