Lushnje, Akuza për terrorizëm, arrest me burg për Baki Çokun-Ora News

2015-08-22 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e rrethit në Lushnje, për Baki Çokun, 40 vjeçarin nga Gërmenji me banim në Itali.
Çoku u arrestua për llogari të interpol Romës në banesën e tij në fshatin e lindjes, ku kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia.
Në seancën për masën e sigurisë që u zhvillua pa praninë e medias, Çoku ka qenë i përfaqësuar nga avokati Sajmir Korreshi, ndërsa në sallë munguan familjarë të 40 vjeçarit.
Burime pranë policisë së Lushnjes konfirmuan për Ora News se ditët që ka qenë në paraburgim Baki Çoku ka vijuar agjërimin si besimtar i devotshëm i fesë islame.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/akuza-per-terrorizem-arrest-me-burg-per-baki-cokun/

Free Traffic Exchange