Ndërsa u kanë mbetur edhe pak ditë në krye të Bashkisë së Tiranës, nënkryetarja Nevila Xhindi ka akuzuar kryeministrin Rama se po pengon Lulzim Bashën që të ushtrojë detyrën e tij.
Akuzën Xhindi e lidh me urdhrin që sipas saj është dhënë nga Rama për mos lejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova
?Propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, ?për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak?, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.? ? u shpreh Xhindi.
Më tej ajo ka bërë thirrje për mbledhje të këshillit Bashkiak të Tiranës