A1 Report - Familja e parë shqiptare që u ngujua në një ambasadë të huaj

2015-08-22 2

Teksa të gjithë shqiptarët sot përkujtojnë 25-vjetorin e dy korrikut, ditën kur u hapën ambasadat, pak kush u kujtua për pjesëtarët e familjes Popa nga Durrësi, të cilët pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane.

Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985, kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, në të cilën do të qëndroni për plotë pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.

Ermioni dhe Zhaneta Popa janë pjesëtarët e vetme të familjes të mbetura gjallë, pasi dy motrat e tjera dhe dy vëllezërit që janë personazhet e kësaj historie kanë ndërruar jetë.

Dy motrat jetojnë në Durrës në një banesë në periferi të qytetit, teksa vizita e grupit të xhirimit të televizioni A1 Report ishte një surprizë për ta.

Dy të moshuarat pasardhëse të një familje të njohur durrsake vendosën që të flisnin jashtë banesës për historinë me ambasadën, teksa Nermini e cila mban në kokë një kapele me simbole të partisë demokratike rikujton për A1 Report edhe njëherë atë ngjarje.

Nermini që po shkon pranë të 80-tave në intervistë për A1 Report rrëfen detaje të panjohura më parë për mënyrën se si mundën të fusteshin në ambasadë, duke ditur kushtet e sigurisë së regjimit komunist.

Pas takimit me ambasadorin italian, pjesëtarët e familjes Popa që prej 20 vitesh ishin në internim kërkuan të shkonin në Itali, por pala shqiptare nga ana e saj e kundërshtonte ashpër këtë kërkesë, duke kërcënuar më prishje të marrëdhënieve me palën italiane.

Pritja për të mbërritur në Itali zgjati plot pesë vite, ndërsa çështja u ndërkombëtarizua veçanërisht nga media italiane, ndërsa pas ndërhyrjes së sekretarit të përgjithshëm te OKB -se, Perez de Kuelar, qeveria shqiptare pranoi t?i lejonte pjesëtarët e familjes Popa të shkonin në Itali.

Para hyrjes së 6 anëtarëve të familjes Popa në ambasadë dy fëmijë të tjerë të kësaj familje kishin mundur të dilnin jashtë vendit në vitin 1952.

Familja Popa ishte internuar nga Durrësi në fshatin Kullë pasi babai i tyre ish farmacist i njohur në Durrës ishte bashkëpunëtor i fashistëve italiane.
Italia nuk qëlloi toka e premtuar për 6 pjesëtarët e familjes Popa, pasi ata u kthyen shumë shpejt në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist.