Hoffman: Nuk u pushtua ambasada gjermane, por u çlirua Shqipëria nga komunizmi-Ora News

2015-08-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
2 korriku i vitit 1990 nuk duhet parë si pushtim i ambasadës gjermane por si çlirim i Shqipërisë nga sistemi komunist. Ka qenë ky mesazhi i dhënë nga amasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, në 25 vjetorin e asaj që tashmë quhet ?Ngjarja e Ambasadave? :
Helmut Hoffman: ?Aktiviteti sot më sjell emocione të veçanta. Ajo çfarë ndodhi 25 vite më parë nuk duhet parë si pushtim i ambasadës por si një hap i çlirimit të shqiptarëve nga sistemi komunist?.
Për Hoffman ceremonia nuk duhet parë si një shtysë që shqiptarët të kërkojnë azil në Gjermani pasi ngjarja e 2 korrikut sipas ambasadorit nuk duhet ngatërruar me politikën e azilkërkuesve
Helmut Hoffman: ?Kur vendosa të organizoj këtë ceremoni pati nga ata njërëz që më pyetën se duhet festuar një ngjarje e tillë? Kjo ndoshta nga fakti që sot shumë shqiptarë po kërkojnë azil në Gjermani dhe kjo mund të ndikonte në inkurajimin e tyre drejt vendit tim, por në fakt s?duhet parë kështu. Pushtimi i ambasadave në 90? nuk mund të krahasohet me politikën e azilkërkuesve sot?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hoffman-nuk-u-pushtua-ambasada-gjermane-por-u-clirua-shqiperia-nga-komunizmi/