Rikthehet edicioni i 6-të i Simpoziumit Ndërkombëtar ?Skultptura e Parkut?, një nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Korçës. Ndryshe nga vitet e tjera në këtë simpozium do të marrin pjesë 5 skulptorë nga Shqipëria, Franca, Egjipti dhe një nga Kina të cilët gjeografinë e vendit të origjinës dhe të formimit artistik dhe kulturor të skulptorëve, u konkretizohet në veprat e artit abstraksionist të cilët përveç vlerës historike mbartin një miksim të historisë, simbolikës misticizmit dhe traditës së popujve.
Skulpturat e vendosura në parkun Rinia të qytetit tashmë e ka kthyer atë në një mjedis mjaft të vizitueshëm jo vetëm nga qytetarët korçarë, por edhe nga shumë turistë të huaj. Skulpturat tashmë janë një trashëgimi kulturore në qytet të cilat u gdhendën dhe morën formën në parkun Rinia. Ky simpozium ndërkombëtar në përfundim të projektit arrin të krijojë një galeri veprash të artit pamor.