Berat, 81 mln lekë investimi, lulishtja do bëhet qendër multifunksionale-Ora News

2015-08-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lulishtja në sheshin ?Dëshmorët e Kombit? në Berat do të shndërrohet në një qendër multifunksionale. Të paktën këtë parashikon projekti i Fondit të Zhvillimit Rajonal, financim që kap vlerën e 81 milionë lekëve.
Berat-Një investim prej 81 milionë lekë të reja, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të mundësojë kthimin e lulishtes në lagjen ?Dëshmorët e Kombit?, në një qendër të rëndësishme moderne për të kaluar kohën e lirë.
Lulishtja që i ka mbijetuar viteve, ndërtimeve pa leje, ishte lënë prej kohësh në mëshirë të fatit, ndërkohë që është një nga më të rëndësishmet në Berat, me pemë qindra vjeçare.
Punimet e saponisura do të zgjasin tre muaj dhe do të ruajnë pemët e vjetra, ndërkohë që bashkë me lulishten do rikonstruktohen dhe kanalizimin e ujrave të larta.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/81-mln-leke-investimi-lulishtja-do-behet-qender-multifunksionale/