A1 Report - Vrasja e efektivit, Gjykata mbyll në burg 10 persona nga grupi i zjarrit

2015-08-22 1

TIRANE - Një javë nga vrasja e specialit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ?arrest me burg? për 10 të dyshuar për këtë vrasje dhe kundërshtimin me armë ndaj policisë.

Masat ndaj grupit të zjarrit nisën me Xhuliano Malon 17-vjeçarin që në dëshminë e tij ka bërë të mundur identifikimin e të arrestuarve si dhe ka zbardhur skemën se si të rinjtë kishin planifikuar gjithçka 6 muaj më parë, për të përfunduar në të shtënat me armë drejt bluve më 24 qershor.

I dyti që doli para gjykatës ishte Klodian Selimi i cili është personi i dytë që ka dëshmuar për ngjarjen e Lazarati dhe vendin ku ishin hedhur disa armë të përdorura nga të rinjtë, të gjetura më pas më 30 qershor nga oficerët e policisë gjyqësore në një kanal në Lazarat.

Duke u njohur me masën e sigurisë ?arrest me burg? para togave të zeza dolën Dervish Gaba, Elvis Boci, Dritan Shurdhi, Ervin Mahmutaj, Deivid dhe Serxho Shehu. Të 6 këta shtetas mbetën në burg por mohuan akuzën ndaj tyre duke deklaruar se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe me vëllezërit Aliko kanë raporte shoqërore.

Në seanca të veçuara gjyqtarja Flora Hrejdinaj i komunikoi akuzat dhe vëllezërve Arbjon e Alban Aliko, të cilët veç mohimit të përfshirjes në vrasjen e Ibrahim Bashës kanë refuzuar dhe t?i përgjigjen prokurorëve duke mos dhënë asnjë shpjegim se ku ndodheshin momentin e ngjarjes, pse u arratisën dhe u fshehën për 4 ditë duke u larguar nga Lazarati.

Veç këtyre masave arrest me burg është dhënë dhe për 4 të ndaluar të tjerë në Lazarat nga Gjykata e Gjirokastrës nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të narkotikëve.

Free Traffic Exchange