A1 Report - Mahmutaj: S'kam lidhje me ngjarjen, isha me bagëti

2015-08-24 1

Mashtrime i ka quajtur, Razip Mahmutaj akuzat si kryesuesi igrupit kriminal që qëlloi më armë ndaj policisë dhe grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT. Në një lidhje telefonike për redaksinë tonë, Mahmutaj thotë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se në momentin e përplasjeve me armë ka qëne duke kullotur bagëtinë.

"Ju betohem për kokë të familjes që nuk di fare në lidhje me këtë ngjarje. Di vetëm që më kanë akuzuar mua sikur kam krijuar një grup kriminal, por janë të gjitha mashtrime. Nuk kam qëlluar asnjë, kam qenë në punën time me bagëti. Tani jam në një fshat dhe nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Për trafikantët nuk e di, por unë nuk kam përdorur kurrë armë dhe nuk kam fare armë. Unë nuk jam dorëzuar sepse nuk më ka ardhur asnjë thirrje. Unë kam qenë me bagëtinë dhe kanë ardhur fëmijët që më kanë vënë në dijeni për këtë".

Ai thotë se përpara se të përfitonte nga aministia është mbajtur në qeli pa të drejtë dhe falenderon ish-presidentin Moisiu, i cili ka firmosur dhe dekretin e aministisë në vitin 2009.

"Po, më ka liruar Moisiu, por e falenderoj që më ka liruar sepse më shpëtoi jetën. Se kush i ka kërkuar që të më lirojë nuk e di se kam qenë brenda, sepse më kanë mbajtur kot", - tha Mahmutaj në një lidhje telefonike për A1 REPORT.