Tirane- Publikimi i listës së personave që qëlluan mbi policinë në Lazarat, duket se ka pasur disa pasaktësi,të paktën kjo është pretenduar nga disa persona që janë në këtë listë.
Disa persona në lidhje telefonike për Ora News, janë shprehur se nuk ndodheshin në vatrën më të nxehtë të Shqipërisë. Në listën me 26 persona të publikuar nga policia e shtetit është edhe emri i Kostandin Xhuvanit,djali i aktores së njohur dhe deputetes së partsië socialiste Luiza Xhuvani. Kostandini pretendon se nuk ka lidhje më këtë ngjarje dhe se ka qënë gjatë gjithë kohës në shtëpi me familjen e tij.
Më vizitoni: