LAZARAT- Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Gate Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Në terren ndodhen 500 forca policie, p?rkat?sisht blutë e Qarkut Gjirokastër t? mb?shtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes s? Shpejtë, ndërsa operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi.
N? drejtim t? forcave pjes?marr?se n? operacion prej mbr?mjes s? djeshme po vijon t? q?llohet me arm? zjarri nga nje grup prej 26 trafikantësh, duke p?rdorur dhe arm? t? r?nda si antitank, mitroloz i r?nd? e i leht?, mortaja etj. Policia ka arritur të futet në banesën e Mahmutajt nga ku po qëllonin trafikantët, duke gjetur armë dhe drogë, ndërsa mësohet se ata janë tërhequr duke u strehuar në një banesë tjetër dhe duke ngushtuar kështu rrezen e kërkimit.
Ndërkohë Kryetari i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko ka shkuar në banesën e Mahmutajt për të negociuar me ta për tu vetëdorëzuar, ose në të kundërt do të ketë masa drastike nga policia.
"Jam në takim me njerëzit bashkë me Kryepleqtë e fshatrave. Qëllimi i këtij takmi është të shmangim ndërhyrjen e armatosur të policisë. Pas takimit do të jap më shumë detaje. Prioritet për ne është të bindim banorët të mos qëllojnë." shprehet Aliko
Ndërkaq me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se aktualisht në Lazarat vazhdon shkëmbimi i zjarrit nga personat e lokalizuar të drejtuar nga Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe edhe si Gate Mahmutaj. Sipas policisë, Mahmutaj është arrestuar kohë më parë dhe është dënuar me 22 vite burgim, por një dekret i Presidentit Alfred Moisiu në vitin 2006 i ka dhënë atij lirinë me anë të faljes. Mahmutaj ishte në listën prej 62 personave që përfituan falje nga Presidenti, ku një pjese e mirë e të burgosurve u janë falur nga tre, dy ose një vit burg nga dënimet që u janë dhënë.
Një ditë më parë nga këta persona dyshohet se është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar nga fshati Lazarat, ndërsa prej 48 orësh operacioni vazhdon pa ndërprerje.
Ndërsa të kontaktuar nga "A1 Report" drejtues të Policisë së Shtetit bëjnë me dije se operacioni nuk do të ndërpritet dhe do të vazhdojë deri në arrestimin e këtij grupi kriminal, paçka kundërshtisë së tyre duke qëlluar mbi blutë.