Shkëlqim Krishti për Ora News: Kam qenë te vëllai im. Nuk kam lidhje me Lazaratin

2015-08-22 15

Një prej të akuzuarve si pjesë e grupit prej 28 personash që kanë qëlluar mbi policinë nën Lazarat mohonë të ketë lidhje me ngjarjen.
Në lidhje telefonike për Ora News, Shkëlqim Krishti, pjesë e listës së MB, i indinjuar tha se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.
Ai tha se ka qenë tek vëllai i tij në momentin e ngjarjes dhe se nuk ka qëlluar mbi policinë. Krishti pranoi se është në një proces gjyqësor për lëndë narkotike, por kjo sipas tij nuk mund ta implikojë në sulmin mbi policinë.
Po shikoj emrin të lakuar në listën e të kërkuarve. Unë mbrëmë kam qenë tek vëllai im, kishte një ditëlindje të nipit. Unë jam banues i Lazaratit, banjo për monmetin, por nuk kam lidhje me këto ngjarje. Kam dëgjuar të shtëna armësh gjatë natës, por unë personalisht, në familjen tonë nuk gjinden armë jo të kemi shtënë me armë. Nuk e kam idenë nga e ka marrë policia emrin tim. Me policinë nuk kam pasur asnjëherë problem. Jam në një proces gjyqësor për kultivim të bimëve narkotike, më kanë ngatërruar, tjetër problem ai. Flas për këtë situatë, nuk mund të marr në kurriz se cfarë bëjnë të tjerët. Unë flas për familjen time dhe personalitetin tim. Nuk kam asnjë lidhje me grupe kriminale. Unë kam 4 vjet që jam kthyer në Shqipëri nga jashtë dhe banoj në një shtëpi me qera në Gjirokastër. Nuk kam lidhje me këtë situatë, nuk ka armë në familjen time. Nuk kam pse të marr barrën e të tjerëve. Unë kërkoj në këtë rast do ti lutem Minsitrit, Kryeministrit, të kenë kujdes, nuk dua të paguaj barrën e të tjerëve, të ketë pak drejtësi. Nuk e di se kush gjuan e kush bën. Nuk duhet të jetë i lakuar emri im aty. Nuk e kam idenë se ku është hapur zjarri. Edhe vetë po i ndjek nga televizori, jam në shtëpi. Do të lutem të ketë pak drejtësi.

Free Traffic Exchange