Sokol Skëndi për Ora News: Nuk jam i implikuar

2015-08-22 2

Një prej të akuzuarve si pjesë e grupit prej 28 personash që kanë qëlluar mbi policinë nën Lazarat mohonë të ketë lidhje me ngjarjen.
Në lidhje telefonike për Ora News, Sokol Skëndi i indinjuar tha se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.
Skëndi deklaroi se ka 7 vite që është shpërngulur nga Lazarati dhe banon në zonën industriale në hyrje të Gjirokastrës ,50 metra nga postoblloku i policisë. Skëndi tha se ndodhet në shtëpinë e tij dhe për të vërtetuar këtë ai shprehu gadishmërinë për të pritur një grup xhirimi.
"Jam 50 metra nga postoblloku i policisë, 50 metra me avllinë nga postoblloku i policies, jam ne shtëpine time, me gruan dhe fëmijët. Në momentin që ju thoni se po bëhet luftë në Lazarat, unë jam me familjen time 50 metra nga postoblloku në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Jam njeri i rregullt me familjen, kërkoj të më dërgoni një grup gazetarësh. Në Lazarat nuk rezulton të ketë Sokol Skënderi tjetër. Unë jam njeri i rregullt, para gjysëm ore kam qenë në lokal, kam marrë fëmijët në qytet. Nuk mund të marr kosto që s'më takojnë dhe nuk e kam për nder. Unë gjendjen civile e kam në Lazarat, por unë banoj në zonën industriale, në hyrje të Gjirokastrës, aty ku ndahet kufiri me Lazaratin. E kam tek porta postobllokun, e kam çdo gjë të verifikuar.Jam larguar prej 7 vitesh nga Lazarat, jam njeri i rregullt. Unë isha në punë, punoj.