Lushnje, Myslim Murrizi zgjidhet kreu i ri i PD, kundërshtojnë disa anëtare: Proçesi farsë

2015-08-22 8

Lushnje-Myslim Murrizi është shpallur fituesi i kreut të ri të Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjes. Murrizi u shpall fitues me 211 vota. Në garën e cila u zhvillua sot ishin edhe dy kandidatë të tjerë Nevila Bami, dhe Pandeli Boçi.
Por procesi është kundërshtuar nga disa anëtarë të Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur këtë si një proces farsë pasi sipas tyre janë tërhequr nga gara dy ditë më parë dy kandidatë dhe janë zëvendësuar me të tjere.
Ne gare ishin tre konkurente, Nevila Bami, Myslim Murrizi dhe Pandeli Boçi. Proçesi i votimit është paraprirë nga takimi në sallën e kinoteatrit "Vaçe Zela" ku ka qenë i pranishëm dhe Kreu i PD Lulzim Basha. E pasi ka nisur dhe votimi ku në bazë të votës së përfaqësuesve të kesaj force nga 331 vota 211 i ka marrë Myslim Murrizi, 59 Pandeli Boçi dhe 58 Nevila Bami, tre te pavlefshme.
Mak Shehu, anëtar i Këshilit i Bashkiak Lushnje, njëkohësisht anëtar i PD shprehet se kreu i ri është xhaketë e vjetër dhe proçesi farsë është i përgatitur nga ana e koordinatorit të kryesisë së PD Fatbardh Kadilli.
I zgjedhur me shumicën dërmuse të votës së përfaqësuesve të PD Lushnje zoti Murrizi i pyetur në lidhje me akuzat shprehet se është anëtar i PD që në 8 dhjetor dhe se nuk e njeh akuzuesin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/