A1 Report - 500 policë rrethojnë Lazaratin banorët i qëllojnë me antitank

2015-08-22 1

LAZARAT- Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grup personash të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Në terren ndodhen 500 forca policie, p?rkat?sisht blutë e Qarkut Gjirokastër t? mb?shtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes s? Shpejtë, ndërsa operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi.

Me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se aktualisht në Lazarat vazhdon shkëmbimi i zjarrit nga personat e lokalizuar, ku mes të cilëve është identifikuar dhe Razip Mahmutaj, i njohur për veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë, Mahmutaj është arrestuar kohë më parë dhe është dënuar me 22 vite burgim, por një dekret i Presidentit në vitin 2006 i ka dhënë atij lirinë me anë të faljes.

Një ditë më parë nga këta persona dyshohet se është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar nga fshati Lazarat, ndërsa prej 48 orësh operacioni vazhdon pa ndërprerje.

Ndërsa të kontaktuar nga "A1 Report" drejtues të Policisë së Shtetit bëjnë me dije se operacioni nuk do të ndërpritet dhe do të vazhdojë deri në arrestimin e këtij grupi kriminal, paçka kundërshtisë së tyre duke qëlluar mbi blutë.