Policia e forcat RENEA hasin rezistencë në operacionin për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis sativa në Lazarat. Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp informoi sot në mëngjes se prej mbrëmjes së djeshme, në drejtim të Forcave Speciale që marrin pjesë në operacion po qëllohet me armë të rënda si antitank, mitroloz i rëndë e i lehtë, mortaja.
Në operacion janë forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të mbështetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Gazetarja e Ora Neës Brikena Meta informon sot në mëngjes se mbi 500 forca policie ndodhen në hyrjen dhe daljen e Lazaratit. Policia ndodhet në fshatin Kordhocë, që është hyrja e Lazaratit si dhe në fshatin Dervican që lazaratasit e përdorin për të shkuar në Sarandë dhe në Kakavijë.
Ne video pamjet pa koment nga Lazarati