Shkoder- Flakët e zjarrit shkrumbojnë fabrikën e përpunimit të mishit, "Meat Master" në pronësi të vëllezërve Kimça.
Forca te shumta zjarrfikese nga Shkodra dhe Malësia Madhe kanë shkuar për të shuar flakët të cilat ranë rreth orës 01:30 minuta të ditës së sotme, 16 qershor.
Gazetari ynë në Shkodër Bepin Kolvata informon se dëmi llogaritet në miliona lekë, ndërsa kjo është hera e dytë që fabrika digjet.
Ende nuk dihen shkaqet e flakëve.
Ne video pamjet pa koment nga djegia e fabrikes