ROME - Papa Françesku e ka konfirmuar me gojën e tij vizitën që do të bëj në Shqipëri në 21 shtatot. Në një fjalim të drejtpërdrejtë nga sheshi "Shën Pjetër" i Romës, Ati i Shënjtë tha se do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe klerit të Kishës Katolike Shqiptare.
"Unë jam i kënaqur t'iu them se kam pranuar ftesën e peshkopëve të Shqipërisë dhe kam ndërmend të shkoj në Tiranë të dielën në 21 Shtator. Me këtë udhëtim të shkurtër unë do të doja për të konfirmuar besimin e Kishës në Shqipëri si dhe për të dhënë inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës." është shprehur Papa
Aktualisht, axhenda për këtë udhëtim, i cili do të zhvillohet vetem gjatë një dite të vetme është e panjohur. Ky do të jetë udhëtimi i katërt ndërkombëtar i Papës, ndërsa pas vizitës në Shqipëri, Papa ka planifikuar një udhëtim në Sri Lanka dhe Filipine, më 15 janar. Papa Françesku do të jetë Papa i dytë që kavizituar Shqipërinë, pas vizitës së Gjon Pali II më 25 prill, 1993.