TIRANË - Jo vetëm panair i makinerive bujqësore , por edhe demonstrim në fushë të këtyre pajisjeve. Në ditën e tretë të tij, panairi i parë i makinerive bujqësore për Evropën Juglindore u zhvendos në ambientet e qendrës E.D.E të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Valias.
Kreu i Entit Kombëtar Rulal, Agim Rrapaj konfirmoj pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e Bolonjës që zhvillohet nga 12 deri në 16 nëntor. Një delegacion i madh nga Shqipëria me përfaqësues të biznesit dhe medias do të marrë pjesë në një nga panairet më të mëdha në botë për makineritë dhe pajisjet bujqësore.
Dekani i fakultetit të Bujqësisë theksoi në fjalën e tij së ky panair i parë është shumë domethënës për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas rektorit të Universitetit Bujqësor Z. Petrit Ruka , bujqësia është një nga sektorët me potencial më të madh për të rritur ekonominë, prandaj kërkon nga qeveria mbështetje të fortë dhe duhet të jetë në themel të një modeli të ri ekonomik.
Një interes të veçantë në demonstrimin e makinerive bujqësore treguan edhe fermerët dhe studentet e universiteti të bujqësisë.
Në aktivitet morën pjesë organizator të Entit Kombëtar Rural, të FederUnakoma, përfaqësues të Universitetit Bujqësor, të politeknikut, atij të Barit, si dhe antarë të shoqatës Agroservisi Shqipëtar.