Alarmi për liqenin e Shkodrës, ambientalistët: Po shkatërrohet pasuria kombëtare

2015-08-22 1

Degradimi i liqenit të Shkodrës vijon të kalojë në heshtje nga institucionet shtetërore ndërkohë që ambientalistët japin alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet kjo pasuri kombëtare. Edhe pse sezoni turistik ka filluar, ky liqen ka pak për të dhënë në kushtet në të cilat ndodhet. Te flasësh për turizëm elitar as që mund të bëhet fjalë, por në të njëjtën kohë as për standarde minimale. Presidenti i Forumit të Liqenit të Shkodres prof. Mahir Hoti shprehet se institucionet shtetërore i kanë të gjitha instrumentet për të marrë masat e nevojshme, por asnjë ndërhyrje nuk është ndërmarre deri më tani.

"Këtu më shumë ka problem funksioni i shteit dhe i organeve të specializuara të shtetit për të penguar dëmtimet pa kriter që bëhen në Liqenin e Shkodrës", tha Hoti

Sipas profesor Hotit, stina e verës është ajo që nxjerr në pah më së shumti këto probleme që ka sot liqeni, e për të cilat të gjithë duhet të kontribuojmë që të marrin zgjidhje.

"Liqeni është përegjiothësisht pa zot. Nëse gjatë dimrit maskohen shumë ndërhyrje që bëhen, tani në verë dalin në pah, qoftë grumbullime materialesh inerte, qoftë mbetje urbane që hidhen në liqen", u shpreh Hoti.

E si te mos mjaftonte kjo këmbanë alarmi, abuzimet me liqenin e Shkodres përgjatë këtyre viteve kanë qene te shumta. Ndërtimet pa leje, mbetjet urbane, inertet dhe derdhjet e mbetjeve toksike nga pala malazeze, po e shkatërrojnë këtë pasuri kombëtare, zonë e mbrojtur Ramsar.