A1 Report - Ambasadori De la Bei: Holanda mbështet Shqipërinë për integrimin

2015-08-22 0

DURRES - Holanda do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian. Zotimi është bërë nga Amabsadori holandez në vendin tonë, Martin De la Bei. Gjatë fjalës tij pershëndetëse në homazhet e zhvilluara në Durrës kushtuar 100 vjetorit të vdekjes kolonelit holandez Tomson, që humbi jetën në luftën për mbrotjen e qytetit kundër forcave esadiste.

"Jam i lumtur për vlerësimin e që shqipqria po i bën kolonelit Tomson, i cili dha jetën në emër të paqes dhe prospereitetit në vëndnin tuaj. Prania juaj këtu dëshmon shumë, ndërsa vlerësimi karshi kolonelit Tomson tregon së vendi juaj edhe pjesë e vlerave të Evropës bashkuar. Hollanda do vazhdojë që të qënrdoje pranë Shqipërisë edhe në rrugën e Bashkimit Europian" theksoi ambasadori holandez

Të pranishëm në këtë aktivitet ishon edhe kryeministrti ivendit Edi Rama, minisrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe kreybashkikau i Durrësit, Vangjush Dako, i cili në fjalën e tij velerësoi veprën e kolonelit Tomson.

Koloneli Tomspon ishte nga Holanda dhe ne vitin 1913 u dergua nga mbreteresha e vendit te tij ne Shqiperi me kerkese te fuqive te medha per te ngritur xhandarmerine shqiptare.Nje vit me pas,ne vitin e trazuar 1914, ai me trupat qe komandonte mbeti i vrare ne perpjekje me forcat reaksionare te cilat synonin destabilizimin e shtetit shqiptar.