VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Papa Francesku tha: Më 21 shtator jam në Tiranë

2015-08-22 2

Tiranë - Papa i Dytë do të shkelë trojet shqiptare më 21 shtator.

Plot 21 vjet pasi i Shenjti: Gjon Palit II puthi tokën shqiptare, Papa Francesku vendos të ndjekë rrugën e tij. Shtegtimin e parë në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Francesku zgjedh pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, "është ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për deomokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore."

Njoftimi historik e dha vete Papa, sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit ve Vatikan.

""Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t'i dëshmoj inkurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës", ka theksuar Ati i Shenjtë.

Kisha Katolike: Njoftim historik

Këtë lajm e ka konfirmuar sot në Tiranë edhe Kisha Katolike në një konferencë për shtyp, ku Nunci Apostolik në Tiranë, citoi përgjigjen që Papa kishte dërguar.

Krerët katolikë e konsideruan këtë si "njoftim historik, që e dha vetë Papa sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit; hap i parë i shtegtimit shqiptar të Françeskut, Papa i dytë që do të shkelë në trojet shqiptare, pas një Shenjti: Gjon Palit II, më 25 prill 1991."

Gjithashtu, ata vunë në dukje se "ky është shtegtimi i parë i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për deomokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore."

Free Traffic Exchange