A1 Report - Aksidentet ne Kukes, ne pak ditë dy te vdekur, gati plani i masave

2015-08-22 0

KUKES - Në dy javët e para të muajit qershor aksidentet rrugore në qytetin e Kukësit kanë shënuar një bilanc të frikshëm. Gjatë kësaj periudhe tre fëmijë u lënduan nga goditja me automjete, gjatë rrugës për në shkollë, ndërkohë që dy viktima u regjistruan nga përplasja e tyre, si pasojë e goditjes në mes të rrugëve nga automjete, të cilat drejtoheshin nga minorenë që nuk kishin dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve.

Përballë kësaj situate policia rrugore e Kukësit ka shtuar masat për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit të Kukësit .

Ndërkohë drejtuesit e pushtetit lokal, uniformave blu I kanë kërkuar hartimin e planeve të masave për evitimin e qarkullimit në rrugët e qytetit të personave që nuk kanë patentë, konsumojnë alkool apo bimë narkotike si dhe kanë automjete pa dokumentacion